16:52 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Van Gaal zbulon gënjeshtrën që ia kishte bërë shefi i Manchester United

Ish trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ende nuk e ka falur shkarkimin e tij nga kjo skuadër. Trajneri holandez ka thënë se shefi i United, Ed Woodward e kishte gënjyer atë lidhur me të ardhmen e tij.

“Drekova me të. Më tha që janë të kënaqur me mua dhe se do të respektojnë kontratën që kisha. Më tha se si shef është i lumtur dhe se ka përkrahjen e të gjithëve në skuadër.

Por, më pas doli të ishte informacion i rremë. Pas shkrimeve në media, ata më shkarkuan mua duke bërë marrëveshje me Mourinhon” ka thënë Van Gaal./Indeksonline/

Temat: