Vanessa Hudgnes me urim të ëmbël për ditëlindjen e partnerit
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler janë një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Hollywood’.
Aktorët mundohen ta mbajnë lidhjen e tyre larg mediave dhe rrallëherë publikojnë foto bashkë, megjithatë sa herë e bëjnë diçka të tillë tërheqin vëmendjen e gjithë publikut. Ditën e sotme, Austin feston ditëlindjen e tij të 28-të dhe Vanessa i ka bërë një dedikim publik.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, gjysma ime, inspirimi dhe mbështetja ime e vazhdueshme, miku im më i ngushtë”, ka shkruar aktorja krahas disa fotove ku Austin dhe Vanessa shfaqen pranë njëri-tjetrit.
Dyshja e aktorëve kanë nisur lidhjen e tyre që në vitin 2011 dhe pas 8 vitesh, vazhdojnë të jenë më të fortë se kurrë. Tani fansat presin nga momenti në moment që të ndodhi propozimi i shumë pritur dhe pse jo së shpejti, Vanessa-n dhe Austin t’i shohin të martuar.