09:23 / E Mërkurë, 10 Shkurt 2021 / Blerim

VAR-i ia mohoi një gol të rregullt Armando Brojës!

Armando Broja, 19-vjeçari mbrëmë shënoi një gol, por VAR-i ia anuloi!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, shënoi një gol në ndeshjen e Kupës së Holandës, Excelsior-Vitesse, shkruan IndeksOnline.

Broja shënoi në minutën e 70’të, por pas shikimit nga VAR-i, gjyqtari ia anuloi golin.

U deshtë që aksioni të shikohet nga fillimi, dhe të vërehet se bashkëlojtari i tij goditi topin në lëvizje gjatë faullit! Megjithatë, analistët holandez e kanë dhënë edhe komentin e tyre për këtë.

Shumica e tyre kanë thënë se në momentin kur lojtari goditi topin, topi ishte ndalur dhe goli duhej të pranohej si i rregullt.

Skuadra e Vitesses arriti fitore në fund me rezultat minimal me golin e shënuar nga Openda në minutën e 90’të./IndeksOnline./

Goli i Brojës në minutën, 1:22:41