17:29 / E Diele, 23 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vardy po tregohet i madh kundër skuadrave të mëdha

Gjatë ditës së djeshme, Leicester fitoi në Standford Bridge kundër Chelseas me rezultat 0-1.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jamie Vardy, shkruan indeksonline.

Ky ishte goli i 68-të i sulmuesit anglez në Premierligë.

28 nga këto gola, Vardy i ka shënuar kundër gjashtë skuadrave më të forta angleze.

Shtatë Liverpoolit, gjashtë Arsenalit, nga katër Manchester Cityt, United dhe Tottenhamit ndërsa tri Chelseas. /IndeksOnline/