09:38 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / LB

Varianti i ri i COVID, shkencëtarët u bëjnë thirrje britanikëve që të vendosin përsëri maska

Varianti i ri i COVID, shkencëtarët u bëjnë thirrje britanikëve që të vendosin përsëri maska


Shkencëtarët u kanë bërë thirrje njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që të mbajnë përsëri maska pas një “mutacioni” të ri shqetësues të variantit të COVID-19.

Ata shprehën shqetësimin për një nënvariant të Omicron, “Eris”, i cili tani përbën një në 10 raste në MB.

Numri i njerëzve të diagnostikuar me virus mbërriti nga rreth 3.3 për 100,000 në 7.2 në më pak se një muaj, raportoi Mirror të mërkurën, shkruan AA.

Një variant i ri i referuar si “BA.6” gjithashtu ka shkaktuar shqetësim, megjithëse për momentin është paraqitur vetëm në Danimarkë dhe Izrael.

Trisha Greenhalgh, një eksperte e kujdesit parësor shëndetësor në Universitetin e Oksfordit, u bëri thirrje njerëzve që të mbajnë maska përsëri.

Prof. Christina Pagel nga Kolegji Universitar i Londrës tha gjithashtu se varianti i ri ka potencialin të shkaktoj “një valë të madhe”.

Varianti ka një “SHUME mutacione të reja që e bëjnë atë (shumë) të ndryshëm nga llojet e mëparshme të Omicron,” tha ajo në X.

Për më tepër, në një opinion të botuar këtë javë në British Medical Journal, Pagel tha “është mjaft e sigurt që ne kemi hyrë në një valë tjetër COVID-19”.