14:10 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / AR

“Variety”: “Zgjoi” në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar

Lista e ngushtë e ‘Oscars’ u shpall në 10 kategori, dhe ka nisur të bëhet një lloj parashikimi sa i përket prestigjiozes “Academy Awards”.

Medium i njohur amerikan, ‘Variety’, ka publikuar listën e filmave, ku sipas tyre ata do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”, transmeton Indeksonline.

Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe filmi “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit./Indeksonline/