00:29 / E Hënë, 27 Maj 2019

Varreza e makinave më e shtrenjtë në botë, ka vetëm Ferrari

11 makina Ferrari të braktisura në pyll. Një pamje e trishtuar për këdo, aq më tepër kur ka një histori edhe më të trishtuar nga pas.

Makinat e braktisura ndodhen në SHBA, mes tyre një Testarossa, një 308 Quattrovalvole, dy Ferrari 328, tre Ferrari 348 dhe disa modele Ferrari Mondial.

Ato mendohet të kenë përfunduar aty pasi pronari, një koleksionist, pati probleme të rënda shëndetësore dhe nuk mundi të paguante faturat e mirëmbajtjes. Por së fundmi familja e tij ka arritur të rimarrë pronësinë e mjeteve, të cilat do të shiten, për t’u restauruar e për të kaluar më pas në pronësi të koleksionistëve të tjerë.