16:41 / E Mërkurë, 28 Korrik 2021 / AR

Varroset 55-vjeçari nga Randobrava që humbi jetën në Kroaci

Sot i është dhënë lamtumira e fundit një nga viktimat e aksidentit në Slavonski Brod të Kroacisë, nga ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë.

Hamet Hoxha, 55-vjeçar nga Randobrava, u përcoll sot për në banesën e fundit, në Prizren.

Ndryshe sot rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci.

Karvani i makinave që i solli ato, udhëtoi nga Kroacia, përmes Malit të Zi dhe Shqipërisë.