16:30 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Varroset familja pesë anëtarëshe që vdiq në aksident (Foto/Video)

Pesë anëtarët e fëmijës Sadikaj që vdiqën në një aksident të dielën, janë varrosur në fshatin Sopijë të Suharekës.

Kryefamiljari me gruan, dy fëmijët dhe gjyshja  të dielën derisa po udhëtonin me veturë në magjistralen Suharekë-Duhël, u goditën nga një autobus dhe mbetën të vdekur, raporton Indeksonline.

Ata jetonin në Zvicër dhe erdhën për pushime në vendlindje. Në ceremoninë e varrimit që u bë sot, morën pjesë qindra njerëz, në mesin e tyre edhe personalitete të njohura. /Indeksonline/

Temat: