75 Mall Live Search
17:32 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / S Z

Varroset polici Mehmet Kelmendi, familja fal gjakun pas humbjes së dy anëtarëve

Sot në fshatin Nabergjan të Pejës është varrosur polici dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet Kelmendi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tragjik.

Ngjarja tragjike ndodhi një javë më parë, ku në të njëjtin aksident humbi jetën edhe djali i tij, Arbër Kelmendi. Të dy udhëtonin bashkë kur ndodhi aksidenti që rezultoi fatal për ta.

Përkundër dhimbjes së madhe dhe humbjes së dyfishtë, familja Kelmendi gjatë ceremonisë së varrimit, i ka falur gjakun familjes tjetër të përfshirë në aksident. /Indeksonline/