18:54 / E Shtunë, 04 Qershor 2022 / C E

Vashat e Kosovës 3×3 shënojnë fitoren e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup

Kosova në 3×3 ka shënuar fitoren e parë në konkurrencën e femrave. Vashat Dardane kanë mundur Andorrën me rezultat 12:9 në kualifikimet për FIBA Europe Cup.

Kjo është hera e dytë radhazi që Kosova përfaqësohet me femrat në këto gara.

Ekipi i Kosovës e nisi ndeshjen më mirë dhe ishte në epërsi konstante, por sidoqoftë, Andorra arrin të barazojë shifrat në 8:8, megjithatë, në momentet vendimtare, vashat Dardane nuk dëshpëruan duke triumfuar 12:9.

Kosova e përfundon grupin me një fitore dhe një humbje, kurse ndeshja e fundit e Grupit B, zhvillohet mes Irlandës dhe Andorrës, ku do të caktohet renditja përfundimtare.

Vendi i parë kualifikohet në gjysmëfinale, derisa vendet 2 dhe 3, do të luajnë edhe një ndeshje eliminatore.

Kampioni kualifikohet në FIBA Europe Cup.