21:17 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vashat e Kosovës të gatshme për ballafaqimin kundër ukrainaseve

Në seancën e dytë stërvitore, një ditë para ndeshjes kundër Ukrainës, vajzat e Kombëtares A, punuan me përkushtim dhe zell të madh në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë sportive, duke u shprehur plotësisht të gatshme për sprovën e tyre kundër ukrainaseve dhe për të marrë hak për humbjen prej 2:0 në mars të këtij viti.

Prandaj, ndeshjen e nesërme që do të zhvillohet në orën 17.00 sipas kohës lokale, ky fakt e bën edhe më joshëse si dhe me një rivalitet të madh sportiv.

Deklaruan pas stërvitjeve:

Afërditë Fazlija, përzgjedhëse        

Realisht sot patëm një stërvitje para ndeshjes që fokusi ishte një lojë me detyra të caktuar për të parë ekipin startues. Prej shtatorit kemi një përmirësim. Provuam edhe gjuajtjet nga këndi dhe ato të lira, Ne kemi pasur një takim me Ukrainën por duke pasur parasysh lëvizjet në ekip nesër do të jemi një skuadër e fortë me plotë seriozitet. Skuadra çdo ditë e më shumë po përmirësohet por jemi të vetëdijshëm se çdo gjë kërkon kohë dhe ne jemi në hapat e parë.

Edonë Kryziu, kapitene

Kjo ishte stërvitja e dytë dhe punuam mjaft mirë. Ekipi po komponohet mirë dhe unë në ndeshjen e nesërme pres një angazhim të madh dhe nëse jo fitore, humbje assesi. Bashkëpunimi ndërmjet nesh është i mirë dhe shumë besoj te bashkëlojtaret.

Valentinë Limani, futbolliste

Edhe pse kemi humbur më herët nga Ukraina, pikërisht për këtë jemi shumë të motivuara që të angazhohemi maksimalisht për të fituara. Jemi të mira me top dhe kemi arritur komunikimin mes vete në nivel dhe besoj se rezultati i mirë nuk do të mungojë.

Modesta Uka, futbolliste

Edhe pse mendoj se Ukraina është një ekip i fortë, por ne do ta japim maksimumin dhe krejt më të mirën nga vetja dhe kur një ekip jep maksimumin, nuk besoj që do të mungojë edhe rezultati./IndeksOnline/

Temat: