17:08 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / A.S

Vashat e Mitrovicës shumë të forta për llapjanet, fitojnë 10-0 në finale

Sot është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave, mes Mitrovicës dhe Llapit.

Mitrovicaset fituan bindshëm 10-0 në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Kaltrina Biqkaj i shënoi tri gola, kurse nga dy i realizuan tri lojtare, ka njoftuar Mitrovica në faqen zyrtare, transmeton Indeksonline.

Ka disa vite që Mitrovica është e pakonkurrencë dhe dominon futbollin e femrave.

/Indeksonline/