08:43 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vashat kosovare të gatshme për ndeshjen e kthimit ndaj Maqedonisë

Para ndeshjes së sotme (të dytës) kundër kombëtares së Maqedonisë, vashat kosovare të Përfaqësueses A mbajtën stërvitjen e ku në fokus ishte loja taktike, ndërprerjet dhe gjuajtjet nga këndi, në përpjekje për të mënjanuar dobësitë nga ndeshja e kaluar.

Atmosfera në Kombëtare është jashtëzakonisht e mirë, ndërsa sipas fjalëve të mjekut të Përfaqësueses, dr. Enver Hoxha gjendja shëndetësore e futbollisteve është e mirë.

E në prononcimet e disa futbollisteve thuhet se vashat janë plotësisht të gatshme për sfidën e sotme, e cila fillon nga ora 17.00. Përzgjedhsja, Afërdita Fazlija para ndeshjes së sotme tha:

”Seanca e sotme stërvitore kishte karakter taktik, duke marrë parasysh se kemi edhe futbolliste të reja, të cilat kanë ardhur. Pas analizës së lojës së kaluar jemi orvatur të shohim se si të i mënjanojmë dobësitë dhe gabimet”.

”Duke marrë punën që bëmë këto dy ditë së dhe disponimin e vajzave unë besojë se do të kemi një lojë më të mirë dhe frytdhënëse. Pres angazhim maksimal të së cilës futbolliste por edhe një lojë kompakte e me përkushtim”.

Ndërsa, futbollistja, Modesta Uka tha: Jam debutuese, por falënderojë përzgjedhësen për ftesën dhe besimin, ndërsa unë besojë se në këtë ndeshje do të jemi shumë më të mira se sa në ndeshjen e parë dhe do të fitojmë”./IndeksOnline/

Temat: