09:04 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vata i kërkoi Mavrajt të largohet nga Kombëtarja, Tovërlani e quan “Rudi bastorja”

Ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Rudi Vata nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e Mërgim Mavrajt në disfatën 4-1 të Shqipërisë kundër Francës.

Pas ndeshjes ai i bëri thirrje mbrojtësit kosovar që të pensionohet nga përfaqësuesja.

“Mavraj nuk i shërben më ekipit kombëtar,nuk bën diferencën. Me gjithë respektin për karrierën e tij” deklaroi Vata. Por kjo nuk i ka pëlqyer trajnerit kosovar Afrim Tovërlani.

“U Rudi bastorja, Hysaj e kënaqi”, komenton Tovërlani në facebook. /Indeksonline/