11:43 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / B O

Vatikani njofton se Papa sot do t’i nënshtrohet operimit

Papa Françesku do t’i nënshtrohet një operacioni abdominal të mërkurën pasdite në spitalin Gemelli të Romës, njoftoi Vatikani.

Ai shtoi se ekipi i tij mjekësor ka vendosur që një operacion është i nevojshëm dhe se Papa pritet të qëndrojë në spital për disa ditë për t’u shëruar, shkruan Indeksonline.

Agjencia Ansa raporton poashtu se procedura do të zgjasë rreth dy orë dhe se Papa do të jetë nën anestezi të përgjithshme.

Papa shpesh përdor një karrige me rrota ose kallam për të ecur për shkak të dhimbjes së gjurit./Indeksonline/