23:46 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Vazhdimi i garave sportive apo vazhdimi i jetëgjatësisë së pandemisë COVID-19

Shkruan: Ramiz Shala – KF Drenica

Para se të fillojm me procesin e stervitjeve në grup, Qëveria, Arben Vitija, IKSHP-ja, Agim Ademi  është dashtë të kalkuloi matematikisht numrin e njërzve në Klube direkt (Trajner, ndihmëstrajner, staf teknik, mjek, fizeoterapeut, sportist, ekonom, e staf tjetër) dhe indirekt ne grumbullime kryetar klubesh, antar kryesie, donator e sponzorë, tifoz e dashamirë të sportit të gjithë të patestuar.

Izair Emini lojtar i FC DRITA Gjilan pozitiv me COVID19 (sipas mediave dhe e konfirmuar nga vet lojtari)

Po ndalem tek klubet e Superligës së Kosovës në FUTBOLL 12 mesatarja e secilit klub është 30 sportist, minimalisht në shtabin teknik 10 njërz totali minimal është 480 përsona.

480 përsona te ekspozuar 100% te infektuar potencial.

Sipas standardeve minimale të infrastrukturës sonë sportive në tërë vendin kushtet minimale plotsohen vetem për dy skuadra sportive të futbollit përfshi komplet infrastrukturën nëpër të gjitha komunat në dispozicion vetem të dy klubeve të futbollit.

Rreziku në 480 familje të izolohën potencialisht.

480 vetura në trafik.

Vetëm 3 klube me u infektu komplet e kollapsiojmë sistemin tonë shendetsorë, paramendoni  i sjellim mjeket në infektiv te heqin dikë nga raspiratorët ( do më thanë vdes) për me e fut një tjetër, kaq janë kapacitetët tona.

Pa u ndal tek klubët e ligës së parë, të dytë e të tretë.

Pa llogaritur Klubet e femrave në futboll dhe familjet e tyre.

Pa llogaritē garat obligative të klubeve në kategoritë Junior, Kadet, të gjitha kategoritë e reja dhe shkollat e futbollit.

Shto këtu edhe efektet ansore shendetsore që janë të pashmangshme për të infektuarit potencial të theksuara fort të sportistët.

A duhet komplet FC DRITA të futët në Karantinë, të vetizolohën kontaktet e tyre, kontaktet e kontakteve etj.

Kjo duhët të zgjatë 14 ditë apo .!?

Me kend do të luaj tash FC DRITA  kush ka nevojë, kujt i dominon arsyja të futet në ndeshje me një sportist që ka qënë i infektuar kur dihet që klubi komplet nuk i ka ba testet madje as pas dy javësh, kush ka guxim të rezikoi shëndetin e tijë dhe të familjës e fëmijeve të tijë.!?

Arben Vitia IKSHP-ja, Agim Ademi, MKRS-ja apo kush e mbanë këtë përgjegjësi e cila karakterizohët me veprat penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm.

Sepse me vendimin tuaj i keni rreziku jetën e njërzve pa asnjë nevoj.

Shtetët me infrastruktur komplete sportive duke i plotsu të gjitha kushtët madje edhe individualisht për secilin sportist i kanë anulu Kampionatët e tyre kombetare jo që skanë dashtë të luaj futboll por kanë ruajtur shendetin publik, ani pse kanë investu miljona e miljarda euro në skuadrat e tyre.

Nuk e kam kuptuar asnjëhere këtë nxitim, siç po shihet fshihet një diçka që dikush po deshiron të përfitoi, apo ka edhe ndonjë interes tjetër përsonal e material të keqsohët gjendja me shtimin e rasteve aktive pozitiv me COVID19.

Cilado që është në pytje nuk guxon kush të marr mbi supë gjithë këtë barrë me pasoja të paparashikuara apo thën troç vëtem një i qmendur mund të guxoi të vendos.

UEFA nuk ka thanë me asnjë vendim të saj luani patjetër.

Thjesht ka kërkuar të vlersojnë federatat kombetare pas rekomandimeve të istitucioneve përgjegjëse të shëndetsisë ( vendimi për vazhdimin apo anulimin e garave të marrin ata që janë pergjegjës për menaxhimin e PANDEMISË COVID19 në shtetët përkatese) të sqarojnë dhe nëse vendosin të luajn të pëfundojnë të gjitha garat sportive deri me datën 31 korrik 2020 kaq.

Paramendoni nëse hyjmë si shtet në valën e dytë (sipas ekspertëve botrorë të shendetësisë publike mesi i tetorit) të PANDEMISË COVID 19 me kaq të infektuar, paramendoni ju vet ku e kemi listat e emrave pozitiv me COVID 19 trishtuese e papërballueshme për kapacitetët e institucioneve tona shëndetsore.

Zgjidhja e thjeshtë:

1. Anulimi i të gjitha garave sportive në nivel vendi ( forma e zgjidhjes së skuadrave që luajn në gara nderkombetare nëse luhen të marrin vendim organet e federatave përkatëse sportive.)

2. Nga garat e Kupës në gara nderkombetare te dalin skuadrat me koficient më të madh sipas ranglistes së federatave Europiane të sporteve përkatëse ndersa skuadrat tjera të shpërblehen proporcionalisht secila në secilin sport përkatës.

Keshtu e shpetojmë e ndihmojmë shtetin në luften tonë kundër PANDEMISË  COVID19, ndryshe do të kontribuojmë në përkeqsim të situatës aktuale e deri në kollapsim të sistemit tonë te brishtë shendetsorë.

Mosni nuk është e domosdoshme.

Klubet duhët të kërkojnë vendim me shkrim nga Arben Vitija përson përgjegjës në Qëverinë e Republikës së Kosovë për menaxhimin e PANDEMISË COVID 19, nga IKSHP-ja dhe garantues në kompenzimin e dëmit të shkaktuar MKRS-ja dhe FFK-ja sepse sportistët kanë kontrat me klube sportive dhe ata mund dhe duhet ti paditin klubet për angazhim në gara në kohë kur është shpallë PANDEMI BOTËRORE e cila nuk ka përfunduar akoma sepse nuk është prodhuar akoma VAKSINA e cila e lufton deri në sherim përfundimtarë virusi