09:57 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Vazhdojnë edhe sonte “ethet” e Champions Leagues, këto janë superpërballjet

Sezoni i ri i Champions League-s startoi dje me disa superndeshje që u zhvilluan, ku pati edhe rezultate befasuese. Chelsea u mposht si vendas ndaj Valencias minimalisht, Barcelona barazoi me Dortmund, Liverpool u mposht në udhëtim ndaj Napolit, ndërsa Inter në Milano nuk arriti më shumë se barazim ndaj ekipit më të dobët në grup, Slavia Prague.

Ndërsa sonte me fillim nga ora 18:55 do të zhvillohen dy ndeshje, Club Brugge me Galatasaray dhe Olympiacos me Tottenham, shkruan Indeksonline.

Ndërsa me fillim nga ora 21:00 zhvillohen edhe 6 ndeshjet e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve.

Vëmendja pa dyshim do të jetë në ndeshjet Atletico Madrit – Juventus dhe PSG – Real Madrid.

Duelet tjera janë këto: Bayer Leverkusen – Lokomotiv Moscow, Bayern Munich – Crvena Zvezda, Dinamo Zagreb – Atalanta dhe Shakhtar Donetsk – Manchester City./Indeksonline/