09:38 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / mp

Vazhdojnë garat e mesnatës në rrugët e Kosovës, mbrëmë pati në Çagllavicë (Pamje)

Garat ilegale në rrugët e Kosovës nuk po ndalen. Mbrëmë dy vetura pak para mesnate kanë rivalizuar njëra tjetrën në rrugën e Çagllavicës në drejtim të Prishtinës.

Shoferët kanë bërë tejkalime të veturave për të nisur garën në një destinacion të njëjt. Gara të tilla shpeshherë kanë përgjakur rrugët e Kosovës.

Policia ka dënuar disa herë organizatorët e këtyre garave, por ato vazhdojnë të mbahen në qytete dhe rrugë të ndryshme të Kosovës./Indeksonline/