18:04 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019

Vazhdojnë gjobat për lokalet që ekspozojnë mallërat jashtë dhe taksitë ilegale në Prishtinë

Nga dje ka nisur gjobitja e bizneseve të cilat ekspozojnë mallërat janë lokaleve të tyre në kryeqytet.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi  Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës.

Por, duket se paralajmërimi i Tahirit nuk u zbatua, ndërsa sot është dhënë edhe një gjobë tjetër për një tjetër dyqan ushqimor, përcjellë Indeksonline.

100 euro është gjoba që është vënë nga Inspektorati për ata që vazhdojnë ekspozimin e mallërave të tyre jashtë.

Ndryshe, gjoba sot janë vënë edhe për taksitë të cilat punojnë pa leje pune./Indeksonline/