16:22 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë keqpërdorimet, me veturë zyrtare në Sarandë

Një lexues ka dërguar video e fotografi në të cilat shihet një person duke vozitur një veturë zyrtare në rrugën drejt qytetit turistik në jugun e Shqipërisë, Sarandë.

Në bazë të tabelave të regjistrimit, vetura duket se i përket njërën nga komunave të rajonit të Prishtinës (Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Drenas, Fushë Kosovë, Obiliq apo Graçanicë).

Lexuesi i kallxo tha se kjo veturë është xhiruar në rrugën drejt Sarandës, afër të quajtur “Syri i Kaltër”.

Videon dhe fotografitë mund t’i shikoni më poshtë: