22:48 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë përgatitjet për testin PISA 2018

Programi për Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve, (PISA) pritet të ketë rezultate më të mira se në vitin 2015. Të paktën, kështu është zotuar Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyri.

Në kuadër të përgatitjeve që po bëhen, stafi i ministrit Bytyqi po viziton shkolla dhe po takojnë nxënës, për të bashkëbiseduar për rëndësinë e këtij testi.

Kjo është bërë e ditur nga një postim i këshilltarit për arsim të ministrit Bytyqi, Valmir Gashi.

Më poshtë keni postimin e plotë:

Duke u bazuar ne rezultatet aspak te mira per Kosoven ne Programin per Vleresimin Nderkombetar te Nxenesve (PISA 2015), ministri Bytyqi qe me marrjen e pergjegjesise per te drejtuar Ministrine e Arsimit, u zotua se do te angazhohet fuqishem qe te behen te gjitha pergatitjet e nevojshme per testin e tanishem qe po afrohet, PISA 2018.

Ne kuader te ketyre pergatitjeve ne po vazhdojme te vizitojme shkolla e te takojme nxenes, per te bashkebiseduar per rendesine e testit dhe rolin e tyre ne kete proces.

Si te gjithe bashkemoshataret e tyre, edhe nxenesit nga komuna e Malisheves mezi po presin te japin kontributin e tyre ne kete test ne menyre qe ata, shkolla, komuna e ne veçanti Kosova te renditet sa me mire.