17:22 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Vazhdojnë protestat në SHBA për vrasjen e 27 vjeçarit me ngjyrë, familja thotë se ai po vuante një krizë të shëndetit mendor

Qindra protestues marshuan nëpër qytetin Filadelfia në ditën e dyte të protestët kundër racizmit.

Qytetarët po kërkojnë drejtësi pasi ditën e djeshme një polic vrau me armë zjarri 27 vjeçarin Walter Wallace.

Familja e Walter Wallace Jr thotë se ai po vuante një krizë të shëndetit mendor kur oficerët hapën zjarr ndaj tij. Ndërkohë policia është shprehur se janë detyruar që të qëllojnë drejt tij pasi ai nuk dëgjuar që të lëshonte thikën që mbante në dorë.

Mes policisë dhe qytetarëve ka pasur përplasje dhe sipas autoriteteve deri më tani janë plagosur 30 oficer. Policia thotë po ashtu se qytetarët kanë nisur që të  plaçkitin bizneset dhe dyqanet.

Sipas mediave  Wallace, i cili mbeti i vrarë kishte çrregullime bipolare, dhe gruaja e tij e cila ishte me të gjatë momentit që ai ua qëlluar u ka treguar oficerëve për sëmundjen e tij.Sulm tragjik në Nagorno-Karabakh, vriten 21 civil dhe plagosen dhjetëra të tjerë.