17:34 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë reagimet e ish-konsujve, Pakashitica: E lashë punën për Ambasadën e Bullgarisë

Po vazhdojnë reagimet e ish-konsujve të shkarkuar nga detyra prej Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Henor Pakashtica, që shërbeu si konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari, ka mbetur i befasuar me veprimin e minsitrit, Glauk Konjuca.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se për shkak të angazhimit të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në verë të vitit të kaluar kishte lënë një vend të punës, transmeton Indeksonline

Image may contain: text
Image may contain: text

 

Image may contain: text
Image may contain: 1 person

Më poshtë, sqarimi i tij i plotë:

Unë asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk kam besuar që emrimi im është i kundërligjshëm.

Më 21 Mars 2019 ishte data kur unë dorëzova dokumentet për pozitën Zyrtar të Misionit Diplomatik , kërkesa ime ishte No 9 .

Unë i jam nënshtruar atij konkursi ku, pas fazës së parë të seleksionimit të bazuar në dokumentacion, ka pasur edhe tri faza të tjera të testimit dhe vlerësimit.

Këto vlerësime janë organizuar dhe realizuar nga organet kompetente të shtetit të Kosovës. Për shembull, faza e dytë e testimit me shkrim është organizuar dhe monitoruar nga autoritetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në qendrën e tyre kryesore në Prishtinë, në Maj të vitit 2019.

Pas kalimit me sukses të secilës fazë, zyra e personelit të MPJ-së, më ka ftuar për të ju nënshtruar fazës së fundit të vlerëzimit – intervistës finale. Kjo intervistë është realizuar me 05.06.2019 në ora 14:30 në objektet e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Vlen të theksohet se Ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, emërimin tim, ndër tjerash e ka bërë duke ju referuar konkursit të lartpërmendur.

E fundit por jo më pak e rëndësishme, dua të bëj të ditur se për shkak të angazhimit tim në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në verë të vitit të kaluar unë kam dhënë dorëheqje nga vendi i punës ku kam filluar të punoj ende pa mbushur moshën 18vjecare Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Prishtinë.