17:03 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vazhdojnë reagimet në Bosnje e Hercegovinë rreth rritjes së taksave

Shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës rritjen e taksave për produktet e tyre dhe të Serbisë nga Kosova e ka quajtur të papranueshme dhe “luftë tregtare”.

Dy ministrat boshnjake Mirko Saroviç dhe Igor Crnadak  vendimin e qeverisë së Kosovës e kanë quajtur akt armiqësie dhe një goditje për tregtinë e lirë në rajon, transmeton Indeksonline.

“Ne kontaktuam sekretariatin e CEFTA-s dhe ata na thanë që nuk kanë marrë ndonjë informatë zyrtare nga Prishtina për këto masa .”, tha Saroviç për mediat lokale.

Po ashtu ministri Mirko Saroviç tha se kjo do të jetë ndër temat kryesorë të takimit të ministrave në Mal të Zi në fund të këtij viti.

“Ky vendim është goditje direkt  në ekonominë regjionale.”, u shprehë ministri Igor Crnadak.

Ndërsa shefi i ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës Denis Zvizdic  tha se vendimi i qeverisë së Kosovës është krejt e kundërta e marrëveshjes së CEFTA-s./Indeksonline/