19:42 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Serbia dhe Bosnja e Hercegovina bojkotojnë CEFTA-në, për shkak të vendosjes së taksave nga Kosova

Ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës, Mirko Šarović dhe Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë Rasim Ljajiç do të bojktojnë në shenjë proteste mbledhjen e ardhshme të organizatës CEFTA.

Kjo pasi që të dy ministrat e konsiderojnë se vendimi i Kosovës për vendosje të taksave për produktet serbe dhe boshnjake rrezikon funksionimin e mëtutjeshëm të organizatës, transmeton Indeksonline.

Përveç bojkotimit të mbledhjes së CEFTA-së, dy ministrat nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e ministrave që do të mbahet në Prishtinë muajin e ardhshëm.

Bojkotim do të qëndroj në fuqi deri sa CEFTA të shfuqizoi vendimin e Kosovës.

Sarovic dhe Ljajiç u takun sot në Sarajevë ku folën për hapat e mëtutjeshëm rreth vendimit të Kosovës./Indeksonline/