16:55 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vazhdon atmosfera e mrekullueshme e ‘Dardanëve’ në Çeki

Që nga mëngjesi tifozët e Kosovës janë parë rrugëve të Pelzenit vend ky ku do të luaj Kosova kundër Çekisë.

‘Dardanët’ po bëjnë atmosferë të mrekullueshme në këtë vend deri sa janë duke e pritur fillimin e ndeshjes, po ashtu ata janë treguar edhe shembull për shumë tifozë të tjerë.

Edhe pse moti është i ftohët ‘Dardanët’ tanë nuk po i ndalë që ta përkrahin Kosovën.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:45 në stadiumin ‘Doosan Arena’ të Pelzenit.

/Indeksonline/.