Vazhdon faza e 1/8-ve/ Interi pret Fluminensen

Vazhdon edhe sot faza e 1/8-ve në Botërorin e Klubeve.
Gjiganti italian, Interi do të zhvillojë ndeshjen ndaj skuadrës braziliane, Fluminense.
“Zikaltrit”, në rast të fitores së tyre do të përballen me fituesin e ndeshjes Manchester City-Al Hilal.
Kujtojmë se ndeshja do të zhvillohet sonte, në orën 21:00 në stadiumin “Bank of America”, të Charlottes./IndeksOnline/