22:28 / E Martë, 07 Korrik 2020 / C E

Vazhdon forma e mirë e Kolollit, asist në barazimin “evropian”

Zurich ka barazuar 1-1 me Xamax në ndeshjen e xhiros së 29-të të Superligës zvicerane.

Formë të lartë në këtë sfidë ka treguar edhe Benjamin Kololli që po zhvillon ndeshjet më të mira ndër vite.

Ylli nga Lipjani ka asistuar në golin e shënuar nga Nathan në minutën e 27-të.

Për vendasit golin e shënoi Nuzzolo në minutën e 23-të të ndeshjes.

Me këtë barazim, Zurich ngjitet në vendin e katërt me 42 pikë, pozitë kjo që dërgon në Europa League. /IndeksOnline/