75 Mall Live Search
17:43 / E Premte, 22 Maj 2026 / Gj Sh

Vazhdon ”fshesa” te Reali, largohet edhe Alaba

Real Madridi do të riformohet për sezonin e ri, ku do të ketë ndryshime të medha.

”Los Blancos” ka nisur tahsmë e disa ditë të zyrtarizojë largimet e disa prej futbollistëve, të cilëve i’u përfundon kontrata në qershor, shkruan IndeksOnline.

Skuadra madrilene ka njoftuar sot se David Alaba ka përfunduar rrugëtimin me Realin.

Mbrojtësi austriak gjatë pesë sezoneve sa ishte pjesë e Real Madridit, ka luajtur 131 ndeshje, në të cilat ka fituar 11 tituj: 2 Kupa Evropiane, 2 Kupa Bote për Klube, 2 Superkupa Evropiane, 2 Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 2 Superkupa Spanjolle.

Alaba në ndeshjen e fundit kampinale do të nderohet nga tifozët në ”Santiago Bernabeu”./IndeksOnline/