15:04 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon gara me Niken: Adidas reklamë me shumicën e yjeve

Gara për markën më të mirë në Kupën e Botës ka filluar që disa ditë mes Nike dhe Adidas, tani me këta të fundit të cilët kanë lëshuar një reklamë ku përfshihen disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit.

Gjiganti gjerman ka shfrytëzon marrëveshjet e sponsorizuara me yjet e futbollit, duke ftuar Messin, Salah, Pogba, Suarez, David Beckham etj.

Ozil, Dele Alli, Jesus, Lingard, De Gea, Firmino gjithashtu shfaqen së bashku me Zidane dhe Mourinhon, të cilët ishin duke vepruar si menaxherë në ndeshjën e kafazit të reklamës. /IndeksOnline/

Temat: