07:40 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2023 / MSH

Vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës

Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës.

Seanca do të nisë në ora 09:30.

E njëtja do të zgjasë deri në ora 16:00.

Ndaj Pjetër Shalës pat seancë edhe dje, e do të ketë edhe gjatë ditës së nesërme, raporton Indeksonline.

Kujtojmë se Shala akuzohet për krime lufte, ndalim arbitrar, trajtim mizor dhe për vrasje të paligjshme.

Sipas pretendimeve të ZPS-së, krimet për të cilat akuzohet Shala dyshohet se u kryen midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që dyshohet se u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.