18:00 / E Mërkurë, 22 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vazhdon i nxehti, nesër nuk ka reshje shiu!

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultraviolet UV mbetet në kufijtë e vlerave të rrezikut, shtypja atmosferike do të vazhdojë t’i mbajë vlerat mbi normalen me tendencë të uljes.

Bazuar në parashikimet sinoptike dhe numerike nuk pritet të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

 

Temat: