13:00 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Vazhdon intervistimi i Brovinës edhe pas dy orëve

Intervistimi i deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina po vazhdon ende në Stacionin e Policisë në Prishtinë.

Intervistimi ka ndodhur në orën 11:00 dhe po vazhdon edhe pas orës 13:00, raporton Indeksonline.

Ajo po merret në pyetje nga policia në lidhje me fotografinë e publikuar dje që sipas saj dëshmon dhunimin e një gruaje 35 vjeçare nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë./Indeksonline/