75 Mall Live Search
08:21 / E Diele, 26 Prill 2026 / L A

Vazhdon java e 30-të në Superligë, këto janë ndeshjet që zhvillohen sot

Vazhdon edhe sot java e 30-të në Superligën e Kosovës.

3 ndeshje do të zhvillohen, me secilën përballje më e rëndësishme se tjetra.

Lideri dhe kampioni në fuqi, Drita pret në shtëpi Llapin, ndërsa Dukagjini pret rivalin e saj, Malishevën.

Po ashtu, Ballkani do të jetë nikoqir i finalistit të Kupës së Kosovës, Ferizajit.

Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në orën 15:00./IndeksOnline/