10:45 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare të Qeverisë

Keqpërdorimi i veturave zyrtare po vazhdon edhe në qeverinë e Hotit.

Mbrëmë lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto të radhës të keqpërdorimit të një veture 3Z.

Sipas lexuesve, vetura brenda së cilës ndodheshin tri femra është parë në Prishtinë rreth orës 19 e 30 minuta e parkuar afër dyqaneve.

Zyrtarë të institucioneve qeveritare, keqpërdorin ditë e natë automjetet e shtetit pa u brengosur.

Madje shpesh herë, veturat 3Z shihen edhe në bregdet.

Kjo praktikë, është tentuar të ndalohet, mirëpo kjo dukuri është rikthyer./IndeksOnline/