15:26 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Vazhdon kriza e Manchester United, mposhtet edhe nga West Ham

Manchester United ka pësuar një tjetër humbje në Premierligën angleze.

”Djajtë e kuq” sot u mposhtën në udhëtim nga skuadra e West Ham, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Jarrod Bowen i dha epërsinë West Hamit në minutën e 72-të.

Gjashtë minuta më vonë, Mohammed Kudus vulosi fitoren e skuadrës londineze.

Me këtë fitore, West Ham ngritet në vendin e gjashtë në tabelë m,e 30 pikë, ndërsa Manchester United ka dy pikë më pak dhe renditet në pozitën e tetë./IndeksOnline/