22:10 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Vazhdon kundërshtimi i vendimit të SBASHK-ut nga komunat, Hani i Elezit kërkon rifillimin e mësimit

Drejtoria për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Hanit të Elezit ka kërkuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit që të rifillojnë mësimin, me qëllimin më të mirë për mos-humbje të orëve të mësimit.

Kjo kërkesë është bërë sipas tyre pas reflektimit pozitiv të Qeverisë së Kosovës për rritej të pagave për mësimdhënësit, duke theksuar se si institucion komunal janë të përkushtuar që të mos dëmtohet procesi mësimor, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Drejtoria për Arsim Kulturë Rini e Sport e Komunës së Hanit të Elezit, pas reflektimit pozitiv të Qeverisë për rritje të pagave,kërkojmë nga mësimdhënësit dhe nxënësit e Komunës tonë që të rifillojë mësimi,me qëllimin më të mirë për mos humbjen e orëve të mësimit nga fëmijët tanë.
Ne si institucione komunale jemi të përkushtuar së bashku me ju dhe të gjithë akterët që të mos dëmtohet procesi mësimor.
Me respekt Drejtori I DKAKERS-së Menduh Vlashi