09:11 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Vazhdon lufta e ashpër për “Këpucen e Artë”, ja kush prinë (Foto)

Këtë sezon do të kemi një luftë tejet të ashpër për “Këpucen e Artë”. Ka klube që nuk kanë shënuar aq gola, sa kanë arritur disa futbollistë, transmeton IndeksOnline.

Në garë janë gjashtë futbollistë, si: Messi, Kane, Icardi, Immobile, Salah dhe Cavani.

I pari kësaj liste i prinë, sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane me 20 gola, aq sa ka edhe Ciro Immobile.
Në pozitën e tretë ndodhet, Edi Cavani me 19 gola, një më pak ka Mauro Icardi (18), dhe në fund ndodhen, Mohamed Salah (17) – Lionel Messi (16).

Kujtojmë se ka futbollist tjerë që kanë arritur vlerën e 20 golave, si ai i Benfikës, Jonas – por ai ka vetëm 30 pikë, 10 më pak se Kane dhe Immobile./IndeksOnline/