08:36 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Vazhdon lufta mes Real Madridit dhe Bale, uelsiani me kritika të hapura për klubin dhe trajnerin

Gareth Bale tashmë ka dalë hapur me deklarata kundër Real Madridit dhe trajnerit Zinedine Zidane.

Në një intervistë për Sky Sport, uellsiani akuzon klubin madrilen për gjendjen e tij sidomos pasi që nuk u lejua që të largohet drejtë Kinës.

Unë u përpoqa të largohesha vitin e kaluar, ishte një projekt për të cilin isha i ngazëllyer, por klubi bllokoi gjithçka në sekondën e fundit. Kishte propozime të tjera dhe ne u përpoqëm të largoheshim por klubi nuk e lejoi atë. Sinqerisht, Madridi po i bën gjërat shumë të vështira”, tha Bale.

Unë kam një kontratë dhe ajo që mund të bëj është të vazhdoj me atë që po bëj dhe të shoh se çfarë do të ndodhë. Unë dua të luaj futboll, jam i motivuar ta bëj këtë, por është klubi që kontrollon gjithçka. Ajo që thuhet në Madrid nuk ndikon tek unë, sinqerisht, unë kam përvojë në trajtimin e kësaj,” tha ai me një buzëqeshje.

Gjithçka është në duart e klubit, jo e imja. Nëse jepet opsioni, është diçka që unë do ta studioj me siguri. Ne jemi në periudhën e transferimit dhe koha do ta tregojë. Është një vendim që është në duart e Real Madrid. Kur vij këtu ndjehem shumë i lumtur, shumë komod, i pritur mirë, të gjithë e dinë se sa i ngazëllyer është për mua,” tha lojtari. /IndeksOnline/