16:20 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Vazhdon “lufta” për Kosovën, Ilir Meta i kundërpërgjigjet Edi Ramës

Ka vazhduar debati mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit, Ilir Meta, pas vendimit të këtij të fundit për të mos dekretuar Gent Cakaj ministër te Jashtëm.

Rama i kërkoi falje Kosovës për veprimin e Ilir Metës, shkruan Indeksonline

Kurse, presidenti i përgjigjet, si vijon:

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë @CIJ_ICJ janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Gent Cakajt si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Rama përmes Twitterit ka thënë se vendimi përveç se është antikushtetues, është i turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama.