07:20 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vazhdon ndotja e ambientit, këtë herë nga banorë të Çagllavicës

Të shpeshta janë rastet kur qytetarët ndotin ambientin. Por në hyrje të sezonit dimëror këto ndotje bëhen edhe më të rënda për ajrin, për shkak të stufave të shumta.

Mëngjesin e sotëm dikush në Çagllavicë bëri që shkaku i një zjarri të ndezur në shtëpi të shkaktojë ndotje të madhe të ambientit. Përpos kësaj në afërsi gjendeshin edhe kabllo elektrike, që do të mund ta bënin rrezikun edhe më të madh.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline shihet qartë se sa shumë papastërti rrjedhin si pasojë e këtij zjarri, e një gjë e tillë po shkaktohet thuajse çdo ditë në ndonjë anë të Kosovës. Përpos që është e dëmshme për njerëzit, një veprim i tillë nuk është aspak i hijshëm për t’u parë./Indeksonline /