20:37 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vazhdon politika në futbollin kosovar, klubin e Drenicës e “merr” përsipër Komuna e Skenderajt!?

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Drenica është në krizë të madhe. Klubi ende nuk ka arritur ta emëroj një kryesi të re, madje futbollistët kanë mbetur pa paga për muaj të tërë, shkruan IndeksOnline.

Sipas faqes zyrtare të klubit, sot ishte mbajtur një takim me Drejtorin e Rinisë, Kulturës dhe Sporteve në Komunën e Skenderajt, por nuk u arrit diçka konkrete.

Madje mësohet se klubin do ta “merr” në duar vet Komuna e Skenderajt.

“Sipas drejtori për sport, Ramiz Shala, do të krijohet një kryesi emergjente deri në sezonin e ardhshëm, kryesi e cila do të zgjidhet nga komuna”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e Drenicës stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e gjashtë me 28 pikë, aq sa kanë edhe Liria dhe Feronikeli./IndeksOnline/

Statusi i plotë i klubit Drenica:

Çfarë të thuhet tashmë për gjendjen e KF Drenicës

Sot në takimin që është mbajtur në mes të drejtorit për rini, kulturë dhe sport, të komunës së Skenderajt, mbledhje në të cilën ishin të ftuar lojtarët dhe stafi teknik u diskutua për fatin e KF Drenicës. 
Në këtë mbledhje janë thënë dhe diskutuar shumë gjëra por, nuk është arritur diqka konkrete. Lojtarët më të drejtë kanë kërkuar që sa më shpejt të vendoset kryesia e re dhe të shlyhen obligimet ndaj tyre. Sipas drejtorit përsport Ramiz Shala, do të krijohet një kryesi emergjente deri në sezonin e ardhshëm, kryesie e cila do të zgjidhet nga komuna!!!??!
Sipas Ramiz Shales nuk ka kohë të mjaftueshme që të mbahet një kuvend i mirëfilltë i klubit, e në të cilën do të mund të merrnin pjesë edhe shumë investitorë të mundshëm!!
Lojtarët nuk kanë marrë asnjë garanci rreth obligimeve të prapambetura dhe fatit të tyre.
Më një fjalë komuna ka vendosur që ti bëjë të gjitha gjërat vetëm dhe siç din ajo.
Vetëm një gjë mund të ju themi se nuk e keni nisur mbarë dhe se kjo nuk është mënyra si behen gjërat, ishalla ju del për të mbarë por??