Vazhdon procesi gjyqësor për tentativën e grushtit të shtetit në Malin e Zi
Këtë javë në Gjykatën e lartë të Podgoricës vazhdoi procesi ndaj të akuzuarve për tentativën për grusht shteti në Mal të Zi.
Si dëshmitar i rëndësishëm, kësaj here, u paraqit shtetasi amerikan Bryan Scott, njofton VoA.
Scott, përmes videokonferencës me Skype, dëshmoi mbi përpjekjen e opozitës për ta kontraktuar kompaninë e tij “Patriot defense group” nga Orlando e Floridës, në planet për 16 tetorin e vitit 2017.