13:14 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Vazhdon protesta në Poterq të Klinës, serbët ende nuk kanë arritur (Foto/Video)

Vazhdon protesta e banorëve të fshatit Poterq të Epërm të Klinës, të cilët po protestojnë kundër një manifestimi të komunitetit serb.

Sipas policisë së Kosovës, manifestimi i tyre ishte paraparë të mbahej në orën 11:00, porse ata ende nuk kanë arritur.

Banorët e Poterqit të Epërm kanë shprehur pakënaqësi duke dal me vetura për të ndalur këtë protestë.

Për këtë, forca të shtuara policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë të qëndrojnë aty./Indeksonline/