08:17 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vazhdon saga ‘Muriqi’, çka po ndodhë me transferimin e tij? Flet vetë sulmuesi

Ka disa muaj që flitet rreth së ardhmes së sulmuesit, Vedat Muriqi, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Interesimi është i madh i disa skuadrave evropiane, veçanërisht nga dy gjigantët turq Fenerbahçe dhe Galatasaray.

Thelbi i dështimit të deritanishëm i transferimit të tij qëndron te klubi i Muriqit, Rizespor i cili nuk pajtohet me ofertat e palëve të interesuara.

“Takimet e klubeve janë normale. Ju kam thënë edhe më herët që dua të shkoj në Galatasaray. Pas përfundimit të negociatave, zyrtarët do të më njoftojnë. Ende nuk kam ndonjë lajm por vendimi im është me rëndësi” u ka thënë mediumeve turke Muriqi. /Indeksonline/