15:48 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vazhdon seanca për buxhetin 2018 (Video)

Kuvendi i Kosovës po mban seancë plenare, ku p shqyrton për herë të parë Projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

Në këtë seancë  do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera:

Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.