23:04 / E Diele, 24 Korrik 2022 / Gj. Sh

Vazhdon shkëlqimi i Dakut te Mura, dy gola në kampionat (VIDEO)

Mirlind Daku po vazhdon shkëlqimin te skuadra sllovene NS Mura.

Sulmuesi kosovar sonte ka shënuar dy gola në fitoren e klubit të tij kundër skuadrës së Domzales, shkruan Indeksonline.

Daku shënoi golin e parë në ndeshje ku i dha epërsin skuadrës së Muras në minutën e 17-të.

Domzale e mbylli pjesën e parë me epërsi 3-1.

Ishte pikërisht sulmuesi kosovar i cili me një goditje të bukur me kokë e dërgoi topin në rrjet dhe e riktheu në lojë skuadrën e Muras, pasi ngushtoi epërsinë në minutën e 61-të.

Skuadra e Dakut në vazhdim shënoi edhe dy gola të tjerë dhe arriti ta përmbys rezultatin në 4-3.

Dakut prej se është rikthyer te Mura ka shënuar katër gola në katër ndeshje, dy prej të cilave në Ligën e Konferencës kundër SF.Gheorghe dhe St. Patricks./Indeksonline/