22:40 / E Diele, 14 Prill 2024 / G T

Vazhdon skandali në futbollin kosovar, futbollisti rrëfen trukimin në ndeshjen Ferizaj – Ulpiana

Gjatë këtyre ditëve ka shpërthyer sërish skandali i trukimeve në futbollin kosovar, ku tashmë dy skuadra janë dënuar, Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit.

Një futbollist që ka dashur të mbetët anonim, në një intervistë për emisionin “Kampionët” ka rrëfyer ngjarjen se si iu është kërkuar të l’shohet ndeshje mes Ferizajit dhe Ulpianës, shkruan Indeksonline

Ulpiana e kishte fituar këtë takim para disa javësh, por më pas e humbi në tavolinë për shkak të një aktivizimi të një lojtari me kartona (i suspenduar).

Lojtari anonim në këtë intervistë tregon se iu ishte kërkuar nga kryesia e klubit të l’shohet ndeshja ndaj Ferizajit, por ata s’kishin pranuar dhe e kishin fituar këtë takim.

Intervista e plotë: