09:22 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / Blerim

Vazhdon tallja me 2- milionëshin e vjedhur, familja kosovare i “dhuron” shtetit 2.76 centë

Një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, ishte vjedhja e Thesarit të Shtetit.

2.1 milionë euro, u “avulluan” derisa i akuzuar është vetë zyrtari që punoi për 11 vjet në Thesar, Labinot Gruda, e “fatlumi”, por që s’u gëzua shumë është pronari i një kompanie Kadri Shala.

Pas këtij skandali, që bëri bujë mediatike, qytetarët nisën të ironizojnë, ndërsa në rrjete sociale kush më shumë e kush më pak u tregua kreativ, transmeton Indeksonline.

Së fundmi vjen një qytetar, i cili thotë se familja e tij ka vendosur t’ia dhurojë shtetit 2.76 centë, për t’ia lehtësuar sadopak buxhetin.